
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca është takuar me drejtoreshën e NDI-së, Soderberg, raporton Gazeta10.
Gjatë takimit u bisedua për projektet e deritanishme të NDI-së dhe aspektet e zgjerimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të ardhmen, me fokus në fushën e transparencës, hulumtimeve parlamentare dhe ngritjen e kapaciteteve ligjvënëse.
Gjithashtu kryeparlamentari së bashku me Soderberg nënshkruan marrëveshjen memorandum mirëkuptimi.
Qëllimi i përgjithshëm i memorandumit është të fuqizojë barazinë gjinore, qeverisjen llogaridhënëse dhe integritetin e informacionit./Gazeta10