
Ministria e jashtme e Shqipërisë ka njoftuar se kryediplomati shqiptar, Ferit Hoxha, është takuar në Washington me kreun e diplomacisë kosovare, Glauk Konjufca.
Në këtë takim ata kanë folur për zhvillimet e fundithd epër forcimin e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.
“Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Zv.Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Glauk Konjufca.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet më të fundit, çështjet me interes të përbashkët dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm mes Shqipërisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim.