
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është kthyer në udhëheqjen e Kuvendit meqë disa ditë ka munguar për shkaqe shëndetësore, raporton Gazeta10.
Pasi Konjufca ka filluar fjalën, duket se është pyetur nga dikush për gjendjen e tij, ku edhe ai është përgjigjur se është mirë.
“Mirë mirë, faleminderit”, ka thënë Konjufca.
Konjufca është zëvendësuar nga nënëkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, këto ditë sa ka munguar.
Pasi kanë përfunduar pyetjet parlamentare, tashmë Kuvendi i Kosovës po vazhdon punën e tij ku pritet të hidhen në votim pesë marrëveshje ndërkombëtare. / Gazeta10