
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, në seancën e Kuvendit iu drejtua kryetarin e Kuvendit me “i nderuar vëlla Glauk”, por kjo nuk i pëlqeu Glauk Konfjucës, pasi ai reagoi duke i thënë “kryetar i parlamentit jam”, raporton Gazeta10.
“E tash pse Rrahman Jasharaj është drejtu kështu, tek ne që jemi rritë në Kosovë është shumë fisnike, e për Mal të Zi e Norvegji e diku tjetër unë nuk e di. Prandaj meqenëse ju e keni përqesh këtë lloj të drejtimi të tij, atëherë këtyre duhet me iu thënë, edhe pse nuk janë këtu, të dashur shokë dhe shoqe të Këshillit Ekzekutiv, më falni, të Kabinetit Qeveritar. Kjo është dramë çka keni bo ju”, tha Kastrati.
Gjatë takimit të përbashkët, Kurti tha se Jasharaj i është drejtuar atij duke i thënë “më ndihmo si vëlla”./Gazeta10.