
Kryeparlamentari Glauk Konjufca në kuadër të vizitës së tij në SHBA u takua me Escobarin ku edhe biseduan për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon.
“Ritheksuam qëndrimin e shtetit të Kosovës, por edhe garantimin e Departamentit të Shtetit, se nuk mund të formohet kurrfarë asociacioni apo ndonjë mekanizëm tjetër që cenon sovranitetin, pavarësinë, integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”.
Gjithashtu ata ranë dakord edhe për vazhdimin e punës së bashku për antarësimin e Kosovës në struktura euroatlantike dhe organizata ndërkombëtare./Gazeta10