Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca për dënimin e Nezir Mehmetajt: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, kërkojmë ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare

Gazeta10
06 December 2024 - 13:56

Glauk Konjufca është i pari nga liderët që ka komentuar dënimin me 6 vjet nga të Nezir Mehmetajt nga Serbia. Kryeparlamenti ka thënë se e dënon fuqishëm këtë padrejtësi.

“Sot, pas një arrestimi në vitin 2020, pas një akuzimi dhe procesi të shpikur e arbitrar ndaj qytetarit tonë Nezir Mehmetaj, gjykata në Serbi e ka dënuar atë me 6 vjet burg.Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre nga ana tjetër.E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, shkruan Konjufca në reagim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.