Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konjufca i del në krah Kurtit, thotë se Vettingu është reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit

Gazeta10
04 September 2022 - 12:30

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se procesi i Vettingut është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit, raporton Gazeta10.

Konjufca ka thënë se krijimi, votimi dhe impelmentimi i Vettingut është një hap jetik për funksionimin e shtetit.

Tutje, ai ka thënë se procesi i Vettingut do ta zhvillojë sistemin e drejtësisë dhe përmes tij do ta ndikojnë përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Këtu keni statusin e tij të plotë:

“Sot e pata kënaqësinë t’i takoj Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Albin Kurti dhe Ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu, të cilët e dorëzuan në Kuvend dosjen me dokumentet përkatëse për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.

Procesi gjithëpërfshirës i vetingut, siç e kemi theksuar njëzëri, është një reformë e domosdoshme për sundimin e ligjit. Kjo është po ashtu një kërkesë shoqërore e kahmotshme për Kosovën.

Krijimi, votimi dhe implementimi i tij është një hap jetik për mbarëvajtjen e shtetit dhe njëra nga reformat më të rëndësishme në sistemin e drejtësisë që e ngrit efikasitetin dhe profesionalizmin.

Si i tillë, procesi i vetingut do ta forcojë sistemin e drejtësisë, i cili ndikon drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Konjufca në llogarinë e tij në Facebook.

Përndryshe, sot në një konferencë të përbashkët të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, është bërë e ditur se procesi i Vettingut procedohet tutje në Kuvendin e Kosovës. / Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.