
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar për vrasjen e gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Konjufca u ka bërë thirrje drejtësisë që të japin dënimin e merituar për kryerësin e veprës.
“Iu bej thirrje institucioneve të rendit të bëjnë çmos që ta kapin vrasësin. Kurse institucioneve të drejtësisë që t’ia japin dënimin e merituar.”
Tutje Konjufca, ka thënë se nuk ka fjalë që e përshkruan mllefin dhe dhimbjen që ndien për rastet e fundit të vrasjeve të grave.
Por, Konjufca ka thënë se në këtë betejë gratë nuk janë vetëm./Gazeta10