Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Konjufcës i dridhet zëri kur e quan Rifat Jasharin hero të gjallë

Gazeta10
06 March 2023 - 14:43

Sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës dedikuar 25 vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, ka mbajtur një fjalim emocionues lidhur me përjetimet e familjes Jashari gjatë dhe pas luftës.

Ai gjatë fjalimit është emocionuar, madje edhe i është dridhur zëri teksa Rifat Jasharin e ka quajtur “hero të gjallë”.

Konjufca, kujtoi edhe  momentin kur Rifat Jashari vëllai i Adem Jasharit, kishte ardhur pas rënies së familjes Jashari dhe kishte parë trupat e tyre.

“Kur flasim për Jasharajt, lavdia e të gjallëve është jo më e pakët se e të rënëve. Besarta mbijetoi për ta ndarë me ne qëndresën legjendare dhe flijimin e familjes së saj. Zoti u kujdes që dëshmia të jetojë. Shpesh më del para syve momenti kur baci Rifat kthehet në Prekaz mes varreve të freskëta. Me atë ecje titanike ai barte mbi supet e tij, krejt dhimbjen tonë historike por edhe krenarinë tonë më të madhe”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.