Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Konsullata e Kosovës në Cyrih ngrihet në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme

Gazeta10
11 June 2026 - 23:37

Vigan Berisha, ka njoftuar e është ngritur Konsulata e Përgjithshme e Kosovës në Cyrih.

Ai ka thënë se misioni konsullor në Cyrih, është ngritur në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme.

Postimi i plotë:

HISTORIKE: Konsullata në Cyrih, ngritet në Konsullatë të Përgjithshme!

Të dashur bashkatdhetarë,

Pas 16 vitesh nga themelimi, misioni ynë konsullor në Cyrih, është ngritur në nivelin e Konsullatës së Përgjithshme, avancim ky që ka marrë tashmë edhe pëlqimin zyrtar të Konfederatës Zvicerane.

Ky moment historik forcon prezencën e Republikës së Kosovës në një nga qendrat më të rëndësishme të Evropës, duke e barazuar misionin tonë me misionet e tjera konsullore të pranishme në Cyrih.

Kjo ngritje është njohje e rëndësisë strategjike të Cyrihut, e thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës dhe mbi të gjitha, e rolit të jashtëzakonshëm të mërgatës sonë.

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Cyrih, mbulon 13 kantone të Zvicrës.

Një moment historik për misionin dhe për mërgatën tonë

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.