Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kontrata e shtetit që peshon rreth 1 milion euro për furnizim me bukë, kifle e byrek

Gazeta10
25 January 2024 - 9:47

Rreth 1 milion euro është parashikuar që buxheti i Kosovës të shpenzojë për furnizim me bukë dhe brumëra.

I gjithë ky furnizim do të bëhet për 34 institucione të Kosovës.

Agjencia Qendrore e Prokurimit përmes një tenderi ka përzgjedh kompaninë fituese që do të bëjë furnizimin me bukë dhe brumëra.

I tërë ky shpenzim pritet të ndodh brenda një viti, pasi që kontrata ka hyrë në fuqi më 7 shkurt të këtij viti dhe do të skadojë më 6 shkurt të vitit të ardhshëm.

Gazeta10 sjell dokumentin e me furnizimin që është paraparë të bëhet me bukë, kifle dhe produkte tjera të brumërave. Në këtë dokument është i përfshirë edhe çmimi total.

E gjithë kjo blerje do të bëhet për 34 institucione të vendit, ku listën e plotë mund ta shihni të plotë më poshtë. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.