Sport

Kontratë deri në vitin 2029, Barcelona “blindon” talentin spanjoll

Gazeta10
22 Tetor 2024 - 18:01

Barcelona ka në “gjirin” e saj disa lojtarë që janë e ardhmja e futbollit. Për këtë katalanaist nuk dëshirojnë të privohen nga shërbimet e tyre dhe kanë nisur me rinovimet.

I pari sipas mediave spanjolle që ka rinovuar me Barçës është Fermin Lopez. Palët kanë nënshkruar kontratë deri në vitin 2029 e ku sigurisht ka edhe përmirësim të kushteve financiare. Gjithashtu për Lopez ka edhe një klauzolë të lartë lirimi, detaje këto që priten të bëhën publike së shpejti.

Të radhës që pritet të firmosin me Barcelonën janë edhe Gavi, Pedri apo Lamine Yamal. Bisedimet vazhdojnë edhe me Frenkie De Jong dhe Ronald Araujo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.