
Kryetari i FPSRK-së, Milaim Vitia, ka realizuar sot në orët e hershme të mëngjesit kontrolle në dy lokacione të tregut në zonën e Rugovës, në Prizren, lidhur me shitjen e paautorizuar të peshkut dhe dyshimet për tregtim të peshkut të kontrabanduar nga shtetet fqinje.
Gjatë kontrolleve është konfiskuar peshku që po shitej pa autorizimin përkatës. Sipas njoftimit të FPSRK-së, peshku i konfiskuar është asgjësuar, ndërsa për këtë veprim është hartuar procesverbal zyrtar.
Nga FPSRK-ja kanë bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, me synim parandalimin e shitjes së paligjshme të peshkut, luftimin e kontrabandës dhe zbatimin e Ligjit për Peshkimin.
Ndër të tjera, Vitia ka theksuar se nuk do të tolerohet asnjë formë e tregtisë së paautorizuar dhe se ligji duhet të zbatohet për të gjithë pa dallim.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë ujërat, faunën peshkore dhe interesin e peshkatarëve të ligjshëm në Republikën e Kosovës”.