Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosova afrohet me NATO-n”-Hyseni:Delegatët nuk ranë nën ndikimin e lajthitjes së letrave të Serbisë

Gazeta10
27 May 2024 - 18:51

Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar sot rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.

Një hap të tillë, deputeti i Vetëvendosjes, Driton Hyseni, i cili po merr pjesë në punimet e NATO-s në Sofje të Bullgarisë, e ka quajtur lajm të mirë për Kosovën.

Sipas tij, me këtë veprim Kosova po afrohet me NATO-n.

Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Hyseni ka thënë se delegatët nuk kanë rënë nën ndikimin e lajthitjes së letrave të dërguara nga Serbia, raporton gazeta10.

“Ishte një përpjekje e madhe e një delegacioni të ardhur në numër të madh nga Serbia, por që në fund përpjekjet e tyre dështuan”, ka thënë Hyseni. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.