
Kosova dhe Shqipëria prijnë në Evropë për rritjen e vizitorëve në hyrje-daljet dhe aeroportet gjatë verës së këtij viti.
Në raportin e prezantuar nga organizata ACI, thuhet se Kosova ka rritje për 23% ndërsa Shqipëria është dukshëm më lartë, 60%.
Ky rezultat ka nxitur edhe reagimin e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
“Ja një statistikë zyrtare e rritjes së prurjeve të turistëve e vizitorëve në aeroportet e Europës për muajin gusht, krahasuar me vitin përpara pandemisë. Një pasqyrë që flet vetë, pa asnjë koment. Por as këtë pasqyrë dhe as të tjera si kjo, ku reflektohen ndërkombëtarisht fakte e shifra konkrete, jo konkluzione spekullative mbi Shqipërinë bazuar në perceptime e analiza të përcipta, ju nuk do t’i gjeni në shumicën e pasqyrave politiko-mediatike të Shqipërisë, ku përkundrazi, fryhen me të madhe gjysëm të vërtetat, të cilat janë edhe gënjeshtrat më të mëdha dhe realiteti shqiptar pasqyrohet me njëanshmëri dashakeqe” ka shkruar Rama. /Gazeta10
