Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Kosova drejt BE-së dhe NATO-s, Hargreaves mbështet përparimin në dialog

Gazeta10
12 February 2026 - 21:35

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves  ka vlerësuar përpjekjet për avancimin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar rëndësinë e angazhimeve të bëra nga të dyja vendet në Bruksel dhe Ohër gjatë vitit 2023.

“Ky proces nuk është i lehtë dhe nuk do të ndodhë brenda natës, por është jashtëzakonisht i rëndësishëm për Kosovën, sepse është rruga drejt Bashkimit Evropian, drejt anëtarësimit në NATO dhe drejt stabilitetit rajonal,” tha Hargreaves në Politiko.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e përfaqësuesit të posaçëm të BE-së, z. Sorensen, dhe mbështetjen e përhershme të komunitetit ndërkombëtar dhe qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë që synojnë përparim në dialog.

Ambasadori britanik theksoi se, edhe pse procesi ka sfidat e tij, Kosova ka interes të qartë të bëjë përparim më të shpejtë dhe të kontribuojë në normalizimin e marrëdhënieve dhe stabilitetin e rajonit.

Deklarata e plotë:

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.