
Drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë.
Vizita e tij ishte planifikuar të bëhej në kuadër të festës së serbëve të ashtuquajtur “Vidovdan”.
Lidhur me këtë është deklaruar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në përgjigjen e MPJD-së thuhet ndalesa për Petkoviqn u bë për disa arsye.
“Në lidhje me pyetjet tuaja ju informojmë që personit në fjalë i është refuzuar vizita në Kosovë, për shkak të shkeljes së marrëveshjes për vizitat e ndërsjella, deklaratat propaganduese dhe gjuhën e tij provokuese kundër Kosovës dhe qytetarëve të saj”.