Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova kërkon mbështetjen e Greqisë për një hap të rëndësishëm drejt BE-së

Gazeta10
19 November 2026 - 15:51

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Kosovë, ambasadoren Vaiani Gaidatzi.

Presidentja Shiroka Pula i uroi ambasadores Gaidatzi sukses në misionin diplomatik, duke shprehur interesimin për forcimin e kontakteve dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Ajo vlerësoi qasjen konstruktive të Greqisë ndaj Kosovës dhe mbështetjen për integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes greke për avancimin e Kosovës drejt statusit të vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në fushën ekonomike, theksoi rëndësinë e investimeve greke dhe rritjes së shkëmbimeve tregtare, si dhe potencialin për zgjerimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të dyanshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.