
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se është pro miratimit të Kodit Civil, me përjashtim të dispozitave që, sipas tij, cenojnë konceptin tradicional të familjes.
Kjo deklaratë u bë gjatë seancës së sotme plenare në Kuvendin e Kosovës.
Ndërkohë, Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), së bashku me tri bashkësitë e tjera fetare, kishte kundërshtuar Projektkodin Civil në vitin 2022, veçanërisht dispozitat që lidhen me bashkësitë civile ndërmjet personave të së njëjtës gjini./Gazeta10