Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shiroka-Pula takoi Dusaucy: Integrimi në BE dhe NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës

Gazeta10
19 November 2026 - 14:28

Presidentja Justina Shiroka Pula, sot gjatë një takimi me ambasadorin belg në Prishtinë Arnaud Dusaucy, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës ndaj Kosovës.

Në takim u diskutua edhe për perspektivën euroatlantike të Kosovës. Shiroka-Pula ritheksoi se integrimi në BE dhe anëtarësimi në NATO mbeten objektiva strategjike të Kosovës, duke vlerësuar mbështetjen e Belgjikës për procesin e integrimit evropian dhe anëtarësimin e vendit tonë në organizatat ndërkombëtare.

Shiroka-Pula përmendi rëndësinë e zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik, veçanërisht në teknologjinë informative, shërbimet digjitale, energjinë e ripërtërirë, infrastrukturë, bujqësi, arsim, kulturë dhe turizëm.

Ajo nënvizoi se Kosova ofron mundësi për investime duke shprehur gatishmërinë për të nxitur kontaktet ndërmjet bizneseve të të dyja vendeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.