Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Kosova me tetë skuadra të hendbollit në garat evropiane

Gazeta10
29 May 2023 - 16:30

Federata e Hendbollit të Kosovës e ka të drejtën e prezantimit me tetë skuadra në Kupat Evropiane në edicionin garues 2023/2024.

Te hendbollistët, katër skuadra mund të paraqiten për të garuar në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Ndërkohë te hendbollistet, kampioni, Istogu, e ka të drejtën e paraqitjes në Ligën Evropiane (EHF European League). Tri skuadra të tjera mund të paraqiten në Kupën Evropiane (EHF European Cup).

Besa Famgas, Istogu por edhe skuadrat tjera do të synojnë të bëjnë hap para në kupa evropiane në edicionin e ardhshëm garues. Shumica e skuadrave kosovare pritet ta shfrytëzojnë të drejtën e garimit në gara evropiane në edicionin tjetër, që fillon në vjeshtë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.