Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, përfaqësohet nga Poliksen Qorri-Dragaj dhe Hamdi Qorri

Gazeta10
13 January 2023 - 17:30

Kosova do të jetë në Bienalen e Arkitekturës në Venedik, raporton Gazeta10.

Si përfaqësues të saj do të jenë Poliksen Qorri-Dragaj dhe Hamdi Qorri, me vendim të ministrit të Kulturës Hajrulla Çeku.

Projekti i tyre është “RKS2 Transcendent Locality”, teksa tema e këti viti të Bienales së Venedikut është “Laboratori i së ardhmes”.

Këtu keni njoftimin e plotë:

“Kosova në Bienalen e Arkitekturës në Venedik

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, duke u bazuar në raportin e Jurisë vlerësuese dhe të Komisioneres së Pavionit të Kosovës, ka nënshkruar vendimin për ekipin e kuratoratëve që do të përfaqësojnë Kosovën në këtë Bienale.

Kuratorët Poliksen Qorri – Dragaj dhe Hamdi Qorri do të prezantohen me projektin “RKS2 Transcendent Locality”.

Tema e sivjetme e ekspozitës, të cilën e ka përcaktuar Bienalja e Venedikut është “Laboratori i së ardhmes”, thuhet në njoftimin Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.