Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova në fazën kryesore kualifikuese për EURO 2024

Gazeta10
01 February 2023 - 19:42

Skuadra e Kosovës në hendboll (femrat) do të fillojë për herë të dytë për Europian prej fazës së dytë.

Ndërkohë, për herë të tretë gjithsej, hendbollistet tona do të paraqiten në fazën kryesore kualifikuese.

Prej 11 tetorit të këtij viti e deri më 7 prill të vitit të ardhshëm do të zhvillohet faza e dytë kualifikuese për EURO 2024. Në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse do të jetë edhe Kosova.

Madje, me shumë mundësi, skuadra jonë për short do të jetë ne vazon e tretë, për herë të parë në histori.

Do të formohen tetë grupe me nga katër kombëtare. Dy të parët në secilin grup dhe katër përfaqësueset më të mira të pozitës së tretë do të kualifikohen në Euro 2024.

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen përgjatë tri grumbullimeve me nga dy ndeshje. Shorti do të tërhiqet në prill.

Në prill fillimisht hendbollistet tona i presin dy ndeshjet vendimtare me Poloninë, për një vend në Botërorin e këtij viti. Ndeshja e parë është në Poloni më 6 prill, ndërsa e kthimit më 12 prill në Istog.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.