Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova nis kampanjën kualifikuese, ndeshja e parë ndaj Izraelit

Gazeta10
25 March 2023 - 13:28

Këtë të shtunë fillon rrugëtimi kualifikues i përfaqësueses së Kosovës për Kampionatin Evropian që zhvillohet në vitin 2024 në Gjermani.

Dardanët do të përballen me Izraelin në Tel Aviv nga ora 18:00 dhe do të kërkojnë pikët e plota.

Përveç izraelitëve, Kosova gjendet në Grupin I, së bashku me Zvicrën e shqiptarëve, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Kosova cilësohet si favoritë për të kaluar grupin, pas Zvicrës, por që edhe Izraeli di të jetë skuadër e vështirë për t’u mposhtur.

Një fitore në Tel Aviv, do të ishte një hap i madh në kalim të grupit, pasi nikoqirët në rrethin tjetër takohen me Zvicrën.

Kosova i ka lojtarët më të mirë në dispozicion dhe do të synojë që sot të marrë pikët e plota, por një barazim në një terren aspak të lehtë do të ishte pozitiv.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.