Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosova përkrah vendeve aleate në “SOF Week 2026” – Ambasada amerikane uron FSK-në

Gazeta10
09 June 2026 - 14:34

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka uruar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) për pjesëmarrjen e saj të parë ndonjëherë në aktivitetin ndërkombëtar “SOF Week 2026”, ku Kosova u përfaqësua përkrah vendeve aleate dhe partnere.

Në një postim të publikuar në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane theksoi se pjesëmarrja e FSK-së në këtë ngjarje përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë.

“Urime Forcës së Sigurisë së Kosovës për pjesëmarrjen e saj të parë në SOF Week 2026, duke përfaqësuar me krenari Kosovën përkrah vendeve aleate dhe partnere, ndërsa avancon bashkëpunimin, gatishmërinë dhe sigurinë e përbashkët”, thuhet në postimin e ambasadës.

SOF Week 2026 u mbajt në Tampa të Floridës dhe mblodhi përfaqësues të forcave speciale, ekspertë të sigurisë dhe partnerë ndërkombëtarë nga dhjetëra shtete të botës. Sipas organizatorëve, aktiviteti u fokusua në rritjen e gatishmërisë operacionale, zhvillimin e kapaciteteve dhe forcimin e bashkëpunimit mes vendeve partnere.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.