Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova pëson nga Rumania, shuhen gjasat për kualifikim në EURO 2024

Gazeta10
12 Shtator 2023 - 23:33

Kosova është mposhtu nga Rumania me rezultat 2-0 dhe me këtë humbje “Dardanët” humbasin gjasa për një kualifikim në kampionatin europian “EURO 2024”.

Në ndeshjen e zhvilluar në Bukuresht, loja u ndërpre për më shumë se 30 minuta, për shkak të një banderole nga tifozër rumunë me mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Më pas ndeshja rifilloi dhe në fund të pjesës së parë Kosova mbeti me një lojtar më pak në fushë pasi Vedat Muriqi u përjashtua nga loja me karton të kuq.

Golat për rumunët i shënuan Staciu dhe Mihaila.

Stanciu kishte rast të shënonte edhe nga penaltia, por goditjen e tij e pritet portiere Aro Muric.

Ndeshjen e ardhshme, Kosova e luan më 12 tetor kundër Andorrës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.