Lajme

Kosova shiti vjet rrymë në vlerë 150 milionë euro, plastikë 51 milionë, e pije freskuese 47 milionë

Gazeta10
10 Janar 2025 - 12:41

Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024.

Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është eksportuar energji elektrike. Vitin e kaluar, vlera e eksportit të energjisë elektrike që është eksportuar ka shkuar në 150 milionë euro. Në 2023’ën, kjo vlerë ishte 20 milionë, teksa në 2022’ën 63 milionë euro.

Pas energjisë, produktet që ka shitur më së shumti Kosova këto vite, janë ato plastike. Vjet, vlera e këtyre produkteve të eksportuara ishte 51 milionë euro.

Pijet freskuese renditen tek treshja e produkteve më të eksportuara, ku në vitin 2024, eksporti i tyre ka qenë 47 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.