Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Kosova të mos ndërhyjë në punët e FSHF-së” – Spahiu me ‘këshillë’ për FFK-në

Gazeta10
12 May 2024 - 23:08

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë sportin në përgjithësi në Kosovë e Shqipëri.

I ndarë në dy pjesë, emisioni “Kampionët” i kësaj të diele, fillimisht merret me temën kryesore të javës, vendimin e FSHF-së për të organizuar një kampionat evropian së bashku me Serbinë.

Të ftuar në studio, për të dhënë mendimet e tyre rreth kësaj teme janë Blendi Memaj dhe Nexhmedin Spahiu, derisa në lidhje direkte ishte edhe Enriko Gabaj, gazetar i sportit në “Euroneës Albania”.

Analisti i mirënjohur, Nexhmedin Spahiu ka një këshillë për Kosovën dhe Federatën e Futbollit të Kosovës.

“Edhe pse jemi shqiptarë të gjithë, flasim një gjuhë, e i përkasim një identiteti etnik, Kosovës e FFK-së nuk i shkon të përzihet në punët e FSHF-se, e aq më pak të ketë ndikim në vendimet e saj” – tha Spahiu.

Ai tutje komentoi vendimin e FSHF-së për bashkëorganizimin e “EURO 2027” me Serbinë.

“Edhe pse shpirtërisht jemi të lënduar, të fyer, e besa besa dikujt ende nuk po ju besohet se çka ka ndodhur, ne nuk kemi të drejtë politikisht të hyjmë në vendimet e FSHF-së, është problemi i tyre se si e përcaktojnë interesin kombëtar” – përfundoi ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.