
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës U15, Ilir Nallbani, e ka publikuar listën e
Dardanëve të rinj, të cilët janë përzgjedhur për ndeshjet miqësore të muajit prill.
Lista e plotë e ftuar nga trajneri Nallbani:
Gentrit Uka, Erlis Shala, Harun Jusufi, Ledion Buzolli, Art Ahmeti, Erblin Pllana, Elian Sylejmani, Laurin Zhushi, Unejs Krasniqi, Edison Jahiri, Edi Gajtani, Erion Topalli, Lisian Thaqi, Petrit Lajqi, Albion Rexhepi, Erdi Fazlia, Unejs Mustafa, Orges Paqarizi, Tuan Havolli, Leart Muriqi, Riad Berisha dhe Erdin Jashari.

Dardanët U15 do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren U15 të Bullgarisë.
Ndeshja e parë zhvillohet, të martën, më 23 prill, derisa ndeshja e dytë, të enjten, më 25 prill.
Të dyja ndeshjet fillojnë në orën 16:00 në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.