Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U15 triumfon ndaj Estonisë në “Uefa Development”

Gazeta10
01 October 2024 - 16:19

Kombëtarja e Kosovës U15 ka arritur fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë të turneut “UEFA Development U15” që po mbahet në Estoni.

 

Dardanët e rinj të udhëhequr nga përzgjedhësi Ilir Nallbani arritën të mposhtin vendasit, me rezultat 2:1, duke treguar një paraqitje të shkëlqyer dhe duke e nisur me këmbë të mbarë këtë turne.

 

Goli i parë erdhi në minutën e pestë nga Bleon Potoku.

 

Ndërkohë, edhe pjesa e dytë nisi mbarë për Kosovën që arriti ta dyfishojë epërsinë me golin e Dion Sylajt, në minutën e 46-të.

 

Ndërkaq, golin e vetën për estonët e shënoi Ivan Krasnov, në minutën e 63-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.