
Në selinë e UEFA-s në Nion të Zvicrës u mbajt sot shorti për kualifikimet drejt Kampionatit Evropian 2024 në kuadër të grupmoshave 17 dhe 19 vjeç.
Kosova U17 është pozicionuar në Grupi 9 të këtyre kualifikimeve, aty ku bëjnë pjesë edhe Anglia, Kroacia e Ishujt Faroe, raporton Gazeta10.
Përballjet e këtij grupi do të zhvillohen në Kroaci më datat 3, 6 dhe 9 nëntor të vitit 2023.
Në anën tjetër, “Dardanët” e grupmoshave U19 janë pozicionuar në Grupin 7, grup ky në të cilin përfshihen Ukraina, Sllovakia dhe Malta. Të gjitha ndeshjet e grupit do të zhvillohen në Maltë më datat 15, 18 dhe 21 nëntor.
Dy skuadrat në pozitën e parë në secilin grup do të vazhdojnë në raundin elitar së bashku me pesë skuadrat e vendit të tretë me bilancin më të mirë krahas dy të parave në grupet e tyre.
Kosova U17
Grupi 9 (Anglia, Kroacia dhe Ishujt Faroe)
Kosova U19
Grupi 7 (Ukraina, Sllovakia dhe Malta)