
Hendbollistet e Përfaqësueses U18 të Kosovës e kanë nisur me fitore garën IHF Trophy Intercontinental, duke mposhtur Uzbekistanin. Gara është kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërsa me fitore, të enjten, Kosova ka bërë një hap të madh drejt kualifikimit në Kampionatin Botëror për të reja, që prej 14 deri më 25 gusht mbahet në Kinë.
Kosova, të enjten, në Tashkent të Uzbekistanit fitoi me rezultat 27:21. Pjesën e parë “Dardanet” e reja e fituan me rezultat 13:8, ndërsa në pjesën e dytë Kosova U18 shkoi mbi dhjetë gola.
Prej gjashtë përfaqësueseve pjesëmarrëse, dy kualifikohen në Botëror. Kualifikohen dy finalistët. Në mesin e tyre shpreson të jetë edhe Kosova U18.
Kosova U18 e përfaqëson Evropën në garën IHF Trophy Intercontinental. Rrjedhimisht vlerësohet favorite.
Pjesë e Grupit B së bashku me Kosovën U18 dhe Uzbekistanin është edhe Guatemala.
Ndaj Guatemalës, Kosova luan të premten. Uzbekistani të mërkurën e mposhti Guatemalën me rezultatin 36:19.
Të shtunën janë gjysmëfinalet, ndërsa të dielën finalja. Kombëtarja jonë synon vendin e parë dhe kualifikimin historik në Botëror.