
Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën deri në 19 vjeç ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë të “Elite Round”.
“Dardanët” e rinj u mposhtën minimalisht nga Spanja me shifrat 2-1.
Të parët në epërsi dolën spanjollët me anë të Munoz në minutën e 34-të të ndeshjes.
Epërsinë e spanjollëve e dyfishoi Fortuny në pjesën e dytë, saktësisht në minutën e 50-të të takimit.
Për Kosovën shënoi Eliot Bujupi, pas një goditjë të saktë nga goditja e dënimit.
Kështu, Kosova bie në pozitën e dytë në tabelë, me një pikë më pak se Spanja në vendin e parë.
Në ndeshjen e ardhshme, Kosova luan ndaj Sllovenisë më 26 mars.