Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U21 e pret sot Gjermaninë në Prishtinë

Gazeta10
12 September 2023 - 16:53

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do të zbres për herë të dytë në fushë në muajin shtator, duke qenë nikoqir i Gjermanisë U21.

Kjo ndeshje është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian dhe dy ekipet përfaqësueses ndodhen në Grupin D.

Dardanët pas dy ndeshjeve ka tre pikë në pozitën e dytë, derisa Gjermania ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje.

Mysafirët janë favorit të mëdhenj ta fitojnë këtë duel, por djelmoshat e Afrim Tovërlanit do të futen në këtë ndeshje për të shkaktuar befasi.

Për dallim nga ndeshja me Poloninë, Kosova U21 sot pritet të ketë përkrahje të madhe në stadium, ndërsa trajneri Tovërlani mund t’i bëjë disa ndryshime në formacion. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.