Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U21 i nis mbarë kualifikimet për EURO 2025, mposht Estoninë

Gazeta10
20 June 2023 - 21:59

Kombëtarja U21 e Kosovës e ka nisur me fitore ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian “Euro 2025”.

Të përzgjedhurit e Afrim Tovërlanit triumfuan sonte ndaj Estonisë U21.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

Futbollistët tanë e dominuan në tërësi ndeshjen dhe regjistruan paraqitje fantastike, andaj edhe fitorja ishte tejet e merituar.

Arian Llugiqi (40’) dhe Andi Hoti (70’) shënuan golat e fitores për “Dardanët”.

Kosova U21 mbeti me një futbollist më pak në minutën e 84-të, pas përjashtimit të Elvis Letajt me karton të kuq.

Vlen të theksohet se kjo ishte ndeshja e parë zyrtare për përzgjedhësin Tovërlani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.