Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova U21 kundër Estoninë e përmbyll ciklin kualifikues për “EURO 2025”

Gazeta10
14 October 2024 - 14:06

Kombëtarja e Kosovës për grupmoshat U21 të martën do të luajë ndeshjen e fundit të ciklit kualifikues për Evropianin e kësaj grupmoshe.

 

“Dardanët” e rinj do të përballen me Estoninë si mysafir, në ndeshjen që luhet në Tallin.

 

Kosova U21 vjen te kjo ndeshje pas humbjes së thellë që e pësuan në “Fadil Vokrri” nga Polonia me shifrat 0-4.

 

Në përballjen kundër polakëve, asgjë nuk shkoi mirë për skuadrën e drejtuar nga Afrim Tovërlani, ku pësuan tre gola vetëm në pjesën e parë.

 

Kosova U21 pikërisht ndaj Estonisë e nisi këtë cikël kualifikues në qershor të vitit të kaluar.

 

“Dardanët” në atë ballafaqim kishin triumfuar me rezultat 2-0 në Prishtinë.

 

Kosova renditet në pozitën e katërt në grupin D të kualifikimeve, me 12 pikë të grumbulluara pas nëntë ndeshjeve.

 

Lideri i këtij grupi është Gjermania me 25 pikë, e ndjekur pas nga Polonia me 21 sosh.

 

Kampionati Evropian për grupmoshat U21 do të zhvillohet në qershor të vitit të ardhshëm në Sllovaki.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.