Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova udhëton në Rumani me synim të arkëtojë pikët e plota

Gazeta10
11 Shtator 2023 - 13:31

Kombëtarja e Kosovës në futboll të hënën ka udhëtuar drejt Rumanisë para ndeshjes së dytë të muajit shtator.

“Dardanët” hyjnë në këtë ballafaqim pas barazimit kundër Zvicrës me rezultat 2-2, në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kosova do të synojë të arrijë fitoren në Bukuresht për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim në “EURO 2024”.

Një fitore eventuale e Kosovës, do të ishte e para në këto kualifikime.

Ndeshja e parë e zhvilluar mes Kosovës dhe Rumanisë në qershor përfundoi pa gola 0-0.

“Dardanët” aktualisht gjendet në pozitën e parafundit në grupin I të kualifikimeve me katër pikë të grumbulluara pas pesë ndeshjeve, ndërsa Rumania gjendet në pozitën e dytë me nëntë pikë.

Përballja Rumani – Kosovë do të luhet të martën me 12 shtator në “National Arena” të Bukureshtit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.