Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovare Asllani shënon gol, Suedia fiton medaljen e bronztë në Kupën e Botës për femra

Gazeta10
19 August 2023 - 13:50

Suedia ka shënuar fitore ndaj Australisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për vendin e tretë të Kupës së Botës për femra, ku Kosovare Asllani ka kontribuar me një gol.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi në minutën e 30-të kur Suedia fitoi penallti, pasi rasti u rishikua në VAR.

Nga pika e bardhë ishte e saktë Fridolina Rolfo për 1-0.

Me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim, ku pjesa e dytë do të vendoste fituesin.

Ndeshja u vendos nga goli i shënuar nga Kosovare Asllani në minutën e 62-të për 2-0 me një goditje të saktë brenda zonës. Suedia fitoi medaljen e bronztë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.