Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovari arrestohet në Morinë, kërkohej ndërkombëtarisht

Gazeta10
07 January 2024 - 14:19

Policia Kufitare në pikë-kalimin kufitar në Morinë, derisa tentonte të arratisej, ka arrestuar 27-vjeçarin kosovar, i cili ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

Kështu ka bërë të ditur policia kufitare në një postim në Facebook.

“Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit nga Istogu.

“Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe autoriteteve italiane, u kap dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht: L. A., 27 vjeç, banues në Istog, Kosovë”, thuhet mes tjerash në njoftim. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.