Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kosovari  kapet në Morinë me 20 mijë euro të padeklaruara

Gazeta10
08 March 2024 - 13:22

Një 40-vjeçar nga Kosova tentoi të fuste në Shqipëri 20 mijë euro të cilat ishin të padeklaruara.

Siç njofton policia shqiptare,  B.S., banues në Mitrovicë u ndal në hyrje të Republikës së Shqipërisë nga policia në Pikën Kufitare të Morinës.

40-vjeçari u kalua në vijën e dytë për një kontroll të dytë automjetit të tij tip ‘Benz’.

Gjatë kontrollit të tij fizik iu gjetën 20 mijë eurot e padeklaruara. Në vijim të veprimeve për 40-vjeçarin nga Kosova nisi një procedim në gjendje të lirë, ku materialet iu referuan Prokurorisë nga policia, për veprën penale të ‘Mosdeklarimit në kufi të të hollave dhe sendeve me vlerë’.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e 20 mijë eurove.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.