
Gazetari Kosovë Gjoci, në Politiko po komenton zhvillimet e fundit lidhur me aktivitetet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, duke theksuar se situata kërkon një qasje të balancuar mes të drejtës sovrane dhe shqetësimeve të sigurisë.
Ai u shpreh se, deri diku, është e kuptueshme që Serbia, si shtet i pavarur, ka të drejtë të veprojë brenda territorit të saj. Megjithatë, sipas tij, kjo nuk e përjashton arsyeshmërinë e shqetësimeve që mund të kenë institucionet e Kosovës dhe qytetarët.
Gjoci theksoi se Serbia nuk është e kufizuar vetëm në zonat pranë kufirit për të zhvilluar ushtrime ushtarake, duke sugjeruar se ekzistojnë hapësira të tjera ku këto aktivitete mund të realizohen pa krijuar tensione apo pasiguri në rajon.
“Në fund të ditës, fakti që zgjidhen pikërisht këto zona për aktivitete të tilla, lë të kuptohet se ka vend për shqetësim,” ka deklaruar ai, duke thënë se situata kërkon vëmendje dhe analizë të kujdesshme.