
Gazetari Kosovë Gjoci, në Politiko komentoi atmosferën në tribunën stadiumit “Fadil Vokrri”, gjatë mbrëmjes së kaluar në ndeshjen Kosovë-Turqi, duke vënë në pah një ndryshim të dukshëm në raportin mes krerëve institucionalë.
Sipas tij, edhe pse gazetarët nuk kanë qasje në zonën VIP për shkak të hapësirave të veçanta të rezervuara për media, ajo që është vërejtur nga distanca ka qenë e pazakontë krahasuar me herët e tjera.
“Me aq sa kemi parë nga aty, ka qenë pak më e çuditshme se herave tjera. Zakonisht jemi mësuar t’i shohim Albin Kurti dhe Vjosa Osmani duke u përqafuar në momente të caktuara gëzimi në ndeshje të mëhershme. Ndërsa këtë herë, pothuajse ka munguar krejtësisht komunikimi mes tyre,” tha Gjoci në Politiko./Gazeta 10
Deklarata e plotë: