Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Kosovë ne të dalim Zot”, Qeveria zbulon logon e 16 vjetorit të pavarësisë dhe manifestimet shtetërore

Gazeta10
11 February 2024 - 14:48

“Kosovë ne do të dalim zot”, shkruan në logon me Flamurin e Kosovës për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë, në një foto që sapo e publikoi Qeveria.

Në javën që po hyjmë, me 17 Shkurt, Kosova feston 16 vjetorin e pavarësisë së saj.

Andaj për nder të festës, Qeveria ka përgatitur foton më poshtë, të cilën e ka vendosur në kopertinën e Facebook-ut të qeverisë.

Krahas fotos është njoftuar edhe për programin e manifestimeve shtetërore.

“Logoja zyrtare shtetërore për shënimin e 16-të vjetorit të Pavarësisë dhe programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, 26-vjetorit të Epopesë së UÇK-së dhe 25-vjetorit të Çlirimit të Kosovës”, thuhet njoftimin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.