Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kozhani: Ferizaj, strumbullari i trukimeve në Ligën e Parë

Gazeta10
05 May 2024 - 23:36

Emisioni “Kampionët” vazhdon edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të rëndësishme për futbollin kosovar.

Në studion e emisionit “Kampionët” është i ftuar edhe ish-nënkryetari i Ulpianës, Liridon Kozhani.

Ai nuk i ndali akuzat në drejtim të skuadrës së Ligës së Parë, në grupin B, Ferizaj.

Ai është i bindur që ky klub është ndër më të dyshuarit për kurdisje të ndeshjeve në këtë ligë.

“Ferizaj është strumbullari i trukimeve në Ligën e Parë. Ka shumë ndeshje që mendoj se i ka trukuar, madje për disa ka edhe fakte, si ato tentimet për kurdisje me kryesinë e Ulpianës. Në njërën prej tentimeve kam qenë vetë i pranishëm.” – tha ai.

Ferizaj tashmë ka siguruar promovimin në Superligë për edicionin e ardhshëm, pasi mposhti Flamurtarin me rezultat 4-0, duke siguruar po ashtu edhe vendin e parë në tabelë në grupin B.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.