Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

KPK: Haxhiu vazhdon me deklarata të pavërteta për sistemin prokurorial të Kosovës

Gazeta10
17 January 2023 - 9:43

Nga Këshilli Prokurorial i Kosovës knë bërë të ditur se e kundërshtojnë deklaratën e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ku sipas tyre, ajo thotë:“mosvullnetin e as interesin për trajtimin serioz të krimeve të luftës nga sistemi prokurorial i Kosovës me në krye ish-kryeprokurorin Lumezi”.

Sipas KPK-së, deklarata e Haxhiut nuk është e vërtetë, në njoftim thuhet se KPK-ja i ka caktuar katër prokurorë në Departamentin për Krime të Luftës të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës.

“Për të mbështetur këtë departament, po ashtu, janë caktuar edhe gjashtë bashkëpunëtorë profesionalë dhe dy zyrtarë ligjorë. E pavërteta e thënë nga Ministrja Haxhiu është e dëshmuar lehtë, me marrjen e mandatit të ish-Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, janë marrë veprime konkrete si: janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve për krime lufte, janë ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve, janë ngritur dhjetëra aktakuza, është përgatitur baza e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe është harmonizuar kjo databazë me atë të Policisë së Kosovës”, thuhet në njoftim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.