Lajme

KQZ fton Prokurorinë të reagoi pas organizimit të VV-së që t’i plotësojë fletvotimet e diasporës news image

Gazeta10
10 Janar 2025 - 18:37

Anëtarët e KQZ-së kanë reaguar pas lajmit se VV po organizohet për të plotësuar fletëvotimet e diasporës.

Lajmi ka nxitur debat të ashpër në mbledhjen e sotme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përfaqësues të opozitës në KQZ kanë bërë me dije se një veprim i tillë është i kundërligjshëm.

Në një video të publikuar sot nga Nacionale, që është shpërndarë nga Yllka Kurteshi, e cila duket se është e afërt me anëtarin e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, një mbështetëse e LVV-së iu bën thirrje votuesve jashtë Kosovës të regjistruar për votim me postë që të shkojnë në një adresë të caktuar, për t’u ndihmuar rreth procesit të votimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.