
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka dalur me një njoftim lidhur me kufizimin e shpenzimeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme në veriun e vendit, raporton Gazeta10.
Kështu, kufizimi në fjalë mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12\2012 ku kufizimi i shpenzimeve do të jetë 0.5 euro për votues të regjistuar.
“Ky kufizim mbështetet në Rregullën Zgjedhore nr. 12/2013, sipas të cilës kufizimi i shpenzimeve të fushatës do të jetë 0.5 euro për votues të regjistruar në secilën komunë. Vendimi i KQZ-së mbështetët në të dhënat jo-përfundimtare të listës së votuesve në këto komuna”, thuhet në njoftim.
Zgjedhjet në veri po mbahen pasi krerët institucional në veriun e Kosovës kanë dhënë dorëheqje së bashku me Listën Serbe javë më parë. / Gazeta10