Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ-ja: Më 21 prill do të mbahet votimi për shkarkimin e kryetarëve në veri

Gazeta10
08 March 2024 - 14:06

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka verifikuar peticionet e dorëzuara nga Kuvendet Komunale të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviqit.

Peticioni në Leposaviq – 3030 nënshkrime në 304 faqe. Nga ky numër, 2.905 nënshkrues janë qytetarë me të drejtë vote në këtë komunë, nga 13.341 të numrit total të votuesve.

Gjithsej, këto nënshkrime kalojnë normën e 20% të nënshkrimeve për këtë komunë.

Zubin Potok – 1576 nënshkrime të plotësuara në 158 faqe, 1.380 janë qytetarë të Zubin Potokut.

Numri total i votuesëve është 6.732 votues, 20% janë mbledhur edhe këtu.

Zveçan – 1834 nënshkrime, në 185 faqe, 1.714 janë qytetarë me të drejtë vote në Zvecan. Numri total i votuesëve është 7052. 20% të nënshkrimeve janë plotësuar.

Mitrovica e Veriut – 4148 nënshkrime në 423 faqe, 3.653 nga ta janë qytetarë të M.Veriore.

Numri total i votuesve është 18.199. 20% janë plotësuar.

Sekretariati i KQZ-së propozoi që votimi për shkarkimin e kryetarëve të mbahet me 21 prill 2024.

Me 8 vota për dhe 2 abstenime vendoset që referendumi për shkarkimin e kryetarëve në veri të mbahet me 21 prill./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.