
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së djeshme ka publikuar listën e kandidatëve të partive politike të cilët do të garojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale në veri, raporton Gazeta10.
Zgjedhjet në veri do të mbahen më 18 dhjetor dhe në të do të marrin pjesë Partia Demokratike e Kosovës si dhe Lëvizja Vetëvendosje sa i takon subjekteve politike shqiptare.
Kështu, në Mitrovicën e Veriut kandidatët do të jenë: Taulant Kelmendi (PDK), Erden Atiq (VV), Betim Osmani (Inciativa Qytetare Mitrovica), Aleksandar Arsenijoviq (Srpski Opstanak).
Në Leposaviq: Albulena Behluli-Hetemi (PDK), Lulzim Hetemi (VV), Aleksandar Jabllanoviq (Partija Kosovoskih Srba).
Në Zubin Potok: Izmir Zeqiri (PDK), Flatron Hasani (VV).
Në Zveçan: Ilir Peci (PDK), Fetah Peci (VV), Sladjana Pantoviq (e pavarur).
Kujtojmë se zgjedhjet në komunat veriore po mbahen pasi Lista Serbe dhe zyrtarët e tjerë serbë në komunat veriore kanë dhënë dorëheqje lidhur me mospajtimin për konvertimin e targave si dhe suspendimin e komandantit të policisë rajonale në veri, Nenad Gjuriq. / Gazeta10