Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

KQZ ndalon votimin me dokumente të Serbisë në Graçanicë

Gazeta10
07 June 2026 - 14:36

Një situatë e pazakontë është raportuar në Shkollën Fillore “Krajl Milotin” në Graçanicë, ku disa persona kanë tentuar të ushtrojnë të drejtën e votës duke paraqitur dokumente të lëshuara nga shteti i Serbisë.

Sipas komisionerit të KQZ-së, Gazmend Krasniqi, personat në fjalë nuk janë lejuar të votojnë, pasi dokumentet e paraqitura nuk përmbushnin kriteret e përcaktuara për identifikim në procesin zgjedhor.

“Disa qytetarë tentuan të votojnë me dokumente të shtetit serb, por kjo nuk u lejua nga komisionerët në vendvotim”, ka deklaruar Krasniqi.

Ngjarja ka shkaktuar reagime dhe diskutime në qendrën e votimit, ndërsa autoritetet zgjedhore kanë theksuar se procesi po vazhdon normalisht dhe në përputhje me rregullat ligjore në fuqi. KQZ-ja ka bërë thirrje që të gjithë votuesit të paraqiten me dokumentet e vlefshme të identifikimit, në mënyrë që të shmangen vonesat dhe keqkuptimet gjatë procesit të votimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.